Ndërlidhjet

Bush: Të votohet shpejt plani ekonomik


Presidenti George Bush ka kërkuar nga ligjvënësit që të miratojnë shpejt planin e ndihmës prej 700 miliardë dollarësh që synon shpëtimin e sistemit financiar amerikan.
Bush e vlerësoi planin duke theksuar se ai do të ndihmojë në forcimin e stabilizimin e ekonomisë amerikane.

Përmes një deklarate të bërë sot në Shtëpinë e Bardhë Bush tha se plani adreson rrënjët e problemit dhe krizës aktuale. Ai shtoi se vështirësitë në ekonominë amerikane do të vazhdojnë për një periudhë kohe.

Plani, që pritet të votohet sot në Dhomën e Përfaqësuesve dhe gjatë javës edhe në Senat, është ndërhyrja më e madhe e qeverisë në tregun financiar që nga koha e depresionit të madh.
XS
SM
MD
LG