Ndërlidhjet

Velko Kadijeviq merr nënshtetësi ruse


Ish-ministri jugosllav i Mbrojtjes, Velko Kadijeviq, i kërkuar në Kroaci nën akuzat për krime lufte, ka marrë nënshtetësinë ruse.

Rusia nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të saj të kërkuar nga drejtësia e vendeve të tjera.

Gjykata në Vukovar, në vitin 2003, e akuzoi Kadijeviqin për krime lufte të kryera në vitin 1991, gjatë rrethimit të qytetit.

Ai akuzohet për krime lufte dhe në qytetet e Bjelovarit dhe Osijekut.
XS
SM
MD
LG