Ndërlidhjet

Rënie e aksioneve në Evropë, Azi


Aksionet në Azi kanë rënë afërsisht 4 për qind, ndërsa tregjet e aksioneve në Evropë që në hapje kanë qenë të ulta, pasi që Kongresi amerikan refuzoi të miratojë planin prej 700 miliardë dollarësh.

Plani kishte për qëllim të pengojë një kolaps eventual të sistemit bankar amerikan, kolaps, ky që do të kërcënonte sektorin financiar global.

Në Rusi, tregtimi ne tregjet kryesore te vendit është anuluar, për shkak të paqëndrueshmërisë.

Në Irlandë, qeveria njoftoi se do të garantojë të gjitha depozitat e bankave në vend, në rast se ato falimentojnë.

Kryeministri asutralian Kevin Rudd kërkoi që të bëhet presion global ndaj ligjvënësve amerikanë, për t;i bidnur që të miratojnë planin 700 miliardë dollarësh, i cili do të blinte borxhin e keq.
XS
SM
MD
LG