Ndërlidhjet

Medvedev: Korrupsioni po e gërryen Rusinë


Presidenti rus Dmitry Medevedev drejtoi sot takimin e parë të Këshillit të sapoformuar kundër korrupsionit në Rusi.

Në takim, Medvedev e përshkroi korrupsionin si një "sëmundje radikale", që po e minon Rusinë.

"Korrupsioni në vendin tonë jo vetëm që është shtrirë në masë të madhe, por është bërë i zakonshëm, fenomen i rëndomtë, që karakterizon jetën në shoqërinë ruse. Nuk po flasim vetëm për mito banale, pavarësisht sasisë së tyre, por për një sëmundje serioze që po e gërryen ekonominë tonë dhe tërë shoqërinë", ka thënë Medevdev.

Zyrtarët rusë kanë thënë se nën ligjet e reja kundër korruspionit poltikanët kreysore në Rusi do të detyrohen ta deklarojnë pasurinë.

Javën e kaluar, grupi Transparency International, në raportin mbi korrupsionin, ka thënë se Rusia gjendet në pozitën më të keqe, në 8 vjetët e fundit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG