Ndërlidhjet

SHBA: Senati deklarohet për paketën finansiare


Senati i Shteteve të Bashkuara për sot ka caktuar një votim për të shpëtuar paketën finansiare prej 700 miliarda dollarësh që u refuzua nga Dhoma Përfaqësuese.

Në votim do të marrin pjesë edhe dy kandidatët presidencialë për Shtëpinë e Bardhë, John McCain dhe Barack Obama.

Që të dy senatorët u kanë bërë thirrje ligjvënësve që t'i ringjallin bisedimet për ligjin, dhe u bënë jehonë paralajmërimeve të presidentit Bush se amerikanët e thjeshtë po përballen me katastrofë nëse Kongresi dështon të veprojë.
XS
SM
MD
LG