Ndërlidhjet

Fuqitë evropiane mbi krizën financiare


Katër fuqitë më të mëdha ekonomike evropiane- Franca, Britania, Gjermania dhe Italia do të takohen të shtunën në Paris për të biseduar mbi krizën financiare globale.

Jean Claude Juncker, që është ministër i financave i Luksemburgut dhe kryesues i komitetit të ministrave të financave të eurozonës, i tha Radios Evropa 1 se katër vendet do të takohen si anëtarë evropiane të grupit G8(vendeve më të industrializuara).

Takimi është kërkuar nga presidenti francez Nicolas Sarkozy, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës të BE-së.
XS
SM
MD
LG