Ndërlidhjet

Gangsterët rusë 'blenë' finalen e UEFA-s


Mediat spanjolle thonë se gangsterët rusë të arrestuar në Spanjë kanë deklaruar ta kenë "blerë" kupën e UEFA-s të fituar këtë vit nga Zenit St Petersburg.

Zenit ka mundur Glasgow Rangers 2:0 në finalen e majit, pasi që kishte mundur favoritin Bayernin e Munihut me 4:0 në gjysmëfinalen e mbajtur në St Petrsburg.

Gazeta ABC tha se Gennadios Petrov, kreu i një bande të fuqishme ruse ka paguar diku 20 milionë deri 40 milionë euro për të "blerë gjysmëfinalen dhe finalen".

Gazeta "El Pais" tha se Petrov gjatë një bisede telefonike të incizuar ka thënë se 50 milionë i janë paguar Bayernit. Ai nuk ka specifikuar valutën.

UEFA ka thënë se do të hetojë këtë çështje.
XS
SM
MD
LG