Ndërlidhjet

Hagë: Filloi gjykimi i Perishiqit


Filloi sot në Gjykatën e Hagës për ish Jugosllavinë gjykimi ndaj Momçillo Perishiqit, ish shefi i shtabit të ushtrisë jugosllave.

Perishiqi është përfaqësuesi më i lartë i ushtrisë jugosllave që po gjykohet për ngjarjet në Bosnjë dhe Kroaci gjatë luftërave të viteve '90-të.

Ai tha se është i pafajshëm në hapje të seancës së sotme. 13 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit rëndojnë mbi Perishiqin. Akuzat lidhen kryesisht me rrethimin e Sarajevës dhe masakrën e djemve dhe burrave boshnjakë në Srebrenicë.
XS
SM
MD
LG