Ndërlidhjet

KB rrit nivelin e sigurisë në Pakistan


Kombet e Bashkuara kanë rritur nivelin e sigurisë në Pakistan dhe i kanë urdhëruar fëmijët e personelit ndërkombëtar, që ta lëshojnë përkohësisht vendin, për shkak të rrezikut në rritje.

Nën këtë vendim, stafi ndërkombëtar i OKB-së nuk do lejohet të jetojë me fëmijët në Islamabad, Rawalpindi ose në Quetta, në kufi më Afganistanin.

Lëvizja pason rritjen e dhunës së militantëve në Pakistan, përfshirë edhe shpërthimin në hotelin Marriot ku u vranë 55 njerëz përfshirë tre amerikanë dhe ambasadori çek.

Ndërkohë, ministri i brendshëm i Pakistanit Rehman Malik ka thënë se lufta e Pakistanit kundër ekstremistëve islamikë do të vazhdojë derisa vendi të jetë liruar nga terroristët.
XS
SM
MD
LG