Ndërlidhjet

Tregjet botërore shënojnë rënie


Tregjet botërore kanë rënë sot, menjehërë pas një rënie tjetër të Wall Street-it për shkak të dyshimeve se plani i Uashingtonit për shpëtimin e sistemit financiar do të pengojë recesionin në SHBA dhe një krizë në tërë botën.

Tregjet në Azi dhe Evropë kanë shënur rënie që në hapje, derisa investitorët nuk janë treguar entuziastë rreth miratimit të mundshëm të planit 700 miliardë dollarësh sonte nga Dhoma Përfaqësuese.

Presidenti amerikan George Bush i ka kërkuar Dhomës Përfaqësuese që ta votojë planin e rikishuar, i cili mori bekimin e Senatit të mërkurën mbrëma.

"Kjo cështje ka shkuar përtej Nju Jorkut dhe Wall Street-it. Kjo po e prek popullin, punëtorët. Ata brengosen për kursimet e tyre. Brengosen për vendet e punës. Brengosen për biznesin e vogël. Dhoma e Përfaqësuesve duhet të dëgjojë këta zëra dhe ta kalojë projektligjin, në mënyrë që t'i kthehemi punës dhe ta rivëmë besimin", ka thënë Bush.
XS
SM
MD
LG