Ndërlidhjet

Portugalia përgatitet të njohë Kosovën


Portugalia përgatitet ta njohë pavarësinë e Kosovës, raportuan sot mediat portugeze.

Ministri i Jashtëm Luis Amado mund ta zbulojë datën e njohjes të martën, kur do ta informojë komitetin parlamentar të politikës së Jashtme rreth qëndrimit portugez, shkruan e përditshmja Publico.

Amado po zhvillon bisedime me partitë parlamentare, shkruan gazeta, dhe shton se Portugalia dëshiron t'u bashkohet shumicës së vendeve të BE-së që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Publico shkruan se ambasadori serb në Lisbonë, i ka bërë thirrje Portugalisë të mos ndryshojë pozicionin e saj në këtë "pikë të ndjeshme të procesit" para mbledhjes në KB, ku do diskutohet nisnma e Serbisë.
XS
SM
MD
LG