Ndërlidhjet

Hill: Bisedime 'thelbësore' me Korenë e Veriut


Ndihmës Sekretari i Shtetit, Christopher Hill tha se ka pasur bisedime "thelbësore" me Korenë e Veriut por nuk tha nëse është bërë përparim në përpjekjet që ky vend t'u bindet kërkesave ndërkombëtare për çarmatim.

Hill i bëri këto komente në Seul pas dy ditë bisedimesh që i zhvilloi në Phenian.

Sipas marrëveshjes ndërkombëtare nga viti 2007, Koreja e Veriut është dakorduar të çmontojë uzinat e prodhimit të plutoniumit në këmbim për energji dhe koncesione diplomatike.

Muajin e kaluar, Pheniani shpalli se do t'i riaktivizojë reaktorët e saj, duke thënë se Uashingtoni ka dështuar t'a mbajë premtimin që ta heqë Korenë e Veriut nga lista e vendeve sponsorizuese të terrorizmit.
XS
SM
MD
LG