Ndërlidhjet

Grun: NATO mund t'i zvoglojë forcat në Kosovë


Pjesëtarët e kontingjentit gjerman të KFOR-it kanë shënuar sot 18 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë.

"Dëshira e popullit për liri nuk mund të shuhet, dhe dëshira për liri në fund fitoi, ashtu si në Kosovë", tha komandanti i KFOR-it gjerman, gjenerali Wilhelm Grun.

Ai tha se gjendja në Kosovë ka "ndryshuar dukshëm" që nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s dhe lufta e vitit 1999.

"Atëherë ishim të gatshëm të luftojmë, tash vetëm sigurojmë ambient të sigurtë. Sipas meje, Kosova është stabilizuar dhe NATO-ja mund t'i zvoglojë forcat e veta", tha gjenerali Grun.

Në Kosovë janë të angazhuar rreth 2.500 ushtarë gjermanë.
XS
SM
MD
LG