Ndërlidhjet

Oseti: Vriten 7 ushtarë rusë nga shpërthimi


Shtatë trupa ruse kanë humbur jetën kur një automjet shpërtheu në shtabin e ushtrisë së Rusisë në Osetinë e Jugut, rajonin separatist të Gjeorgjisë.

Agjencia Interfax citoi gjeneral-majorin Marat Kulakhmetov, komandantin e forcave ruse në rajon, të ketë thënë se shtatë ushtarë të tjerë gjithashtu janë plagosur në shpërthimin.

Zyra për shtyp e administratës separatiste tha se automjeti ishte konfiskuar në një fshat të afërt gjeorgjian, pasi në të ishin gjetur armë.

Automjeti shpërtheu afër ndërtesës, e cila shfrytëzohet nga forcat paqëruajtëse të Rusisë.

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë mohoi çdo lidhje me incidentin, të cilin e quajti provokim, i cili synon të parandalojë tërheqjen e trupave ruse.
XS
SM
MD
LG