Ndërlidhjet

Dhoma Përfaqësuese miratoi planin financiar


Dhoma Përfaqësuese e miratoi sot projektligjin 700 miliarda dollarësh të administratës, i cili synon të shpëtojë sektorin financiar amerikan.

Dhoma votoi 263 ndaj 171 për planin e rishikuar.

Të hënën, Dhoma e hodhi poshtë versionin e parë të planit, por versioni i ndryshuar u miratua të mërkurën nga Senati.

Projektligji në Senat i shtoi edhe rreth 100 miliardë dollarë taksa të reja planit 700 miliardë dollarësh, me shpresë që të fitojë mbështetjen e sa më shumë republikanëve në Dhomën Përfaqësuese.

Legjislacioni tash do të shkojë për nënshkrim te presidenti George Bush.

XS
SM
MD
LG