Ndërlidhjet

Polonia e përfundoi misionin në Irak


Polonia sot e përfundoi misionin e saj në Irak me një ceremoni në bazën kryesore në Diwaniyah, në jug të Bagdadit. Fillimisht Polonia kishte 2500 ushtarë në Irak, por aktualisht numri i ushtarëve polakë në Irak kishte rënë në 900.

Gjatë involvimit ushtarak për më tepër se pesë vjet në Irak, janë vrarë 21 pjesëtarë të ushtrisë së Polonisë. Komandanti i forcave polake në Irak, Andrzej Malinowski, u tha reporterëpve se të gjithë ushtarët do të tërhiqen deri në fund të këtij muaji.

Gjatë muajit korrik, forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara e dorëzuan përgjegjësinë për siguri në Diwaniyah te forcat irakiane.
XS
SM
MD
LG