Ndërlidhjet

Thaçi: Tadiq sheh ëndërra të kohës së Millosheviqit


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes së Kosovës, e cila është propozuar si opsion nga Boris Tadiq, duke thënë se presidenti serb ende po ëndërron.

"Boris Tadiq po sheh ëndrra të kohës se Sllobodan Millosheviqit, ndërsa Kosova jeton në periudhën e realiteti të ri. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Ky realitet do të përmirësohet dhe jemi të interesuar që të investojmë që kjo gjendje të ndryshojë në Mitrovicë", ka thënë Thaçi.

Ai me tej ka thënë se ligjshmëria do të respektohen në tërë territorin e Kosovës.

Thaçi i bërë këto komente gjatë një vizite në fshatrat e banuara me shqiptarë në veri të Mitrovicës, ku ka thënë se paqja dhe stabiliteti në Mitrovicë nënkupton reflektim pozitiv për tërë rajonin.
XS
SM
MD
LG