Ndërlidhjet

Haradinaj: Qeveria Thaçi, lajm i keq për kosovarët


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur qeverisjen aktuale të udhëhequr nga Hashim Thaçi një lajm të keq për kosovarët.

Duke iu referuar edhe raporteve të fundit që kanë publikuar organizata të ndryshme ndërkombëtare, mbi mënyrën e funksionimit, Haradinaj ka thënë se kriza në Kosovë në të gjitha fushat është duke u thelluar.

Gjatë një konference shtypi, lideri i AAK-së, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të mos i shpërfillë këto raporte, të cilat alarmojnë për gjendjen në Kosovë.
XS
SM
MD
LG