Ndërlidhjet

Irak: 11 të vdekur nga vetëvrasja e militantit


Të paktën 11 irakianë e kanë humbur jetën kur një sulmues vetëvrasës e ka aktivizuar jelekun e tij me eksploziv gjatë një bastisjeje të forcave amerikane në Irakun verior.

Ushtria e SHBA-ve tha se tre gra dhe tre fëmijë janë në mesin e të vdekurve gjatë operacionit, i cili kishte në shënjestër një person të shumëkërkuar në Mosul.

Njoftimi thotë se amerikanët u gjetën nën zjarr të rëndë pasi hynë në një shtëpi, ku besohej se ndodhej i dyshuari. Në atë çast, militanti ka aktivizuar eksplozivin.
XS
SM
MD
LG