Ndërlidhjet

Kirgizi: Nga tërmeti humbën jetën 74 vetë


Autoritetet e Kirgizisë thonë se së paku 74 vetë kanë humbur jetën nga tërmeti që e goditi jugun e këtij vendi.

Sipas Ministrisë për Situata Emergjente të Kirgizisë, 50 persona të tjerë janë lënduar nga tërmeti në rajonin Alai.

Më së shumti u godit fshati Nura, afër kufirit me Kinën, ku së paku 120 shtëpi janë shkatërruar.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se tërmeti ishte me intensitet 6.6 shkallë të Richterit.

Zyrtarët në Kirgizi thonë se përpjekjet për shpëtim janë vështirësuar për shkak të largësisë së këtij rajoni.
XS
SM
MD
LG