Ndërlidhjet

Poloni: Zgjidhet kriza me Federatën e Futbollit


Federata polake e Futbollit ka arritur marrëveshje me qeverinë në përpjekje për të shmangur pezullimin nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit.

FIFA i dha Polonisë afat deri sot në mesditë që rivendosë trupin qeverisës të federatës, ose të përballet me skualifikime nga garat e ardhshme për Kampionatin Botëror.

Qeveria e Polonisë e suspendoi Federatën e Futbollit, shkaku i akuzave për korrupsion të një administratori, por FIFA e ndalon ndërhyrjen e qeverive në federatat e futbollit.

UEFA gjithashtu e paralajmëroi Poloninë se do t'ia marrë të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian të Futbollit në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG