Ndërlidhjet

OKB diskuton sot nismën serbe


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të debatojë sot propozimin e Serbisë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të shqyrtojë ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në raport me ligjin ndërkombëtar.

Prishtina zyrtare pohon se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm.

Nga ana tjetër Goran Bogdanoviç, ministër për Kosovën në qeverinë serbe thotë se Beogradi po përballet me presion nga jashtë, që të mos shtyjë përpara votimin në Asamblenë e Përgjithshme. "Presioni po bëhet nga vendet që e kanë pranuar Kosovën dhe që janë vende me ndikim", tha Bogdanoviç për agjencinë e lajmeve Reuters. Qeveria serbe shpreson që shqyrtimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të zgjasë dy deri në tre vjetë.

"Me nismën në fjalë Serbia do të blejë kohë. Kjo do ta kthente Kosovën nga një çështje politike në një problem juridik. Njëherësh një hap i tillë do t'i jepte Serbisë kohën e mjaftueshme të formulojë politika të reja ndaj Kosovës", thotë eksperti serb Dushan Janiç.
XS
SM
MD
LG