Ndërlidhjet

Cvetkoviq: BE më 2009 heq vizat për Serbinë


Kryeminsitri serb Mirko Cvetkoviq ka shprehur bindjen se BE në vitin e ardhshëm do t'i heqë vizat për qytetarët serbë.

Ai ka thënë se heqja e vizave për në vendet e BE-së, do të varet nga shpejtësia e dhënies së pasportave biometrike dhe nga efikasiteti i Kuvendit në miratimin e ligjeve të duhura për ta vënë Serbinë në listën e bardhë të Shengenit.

"Kuvendi ka nisur që të punojë me efikasitet dhe pres që vizat të hiqen në vitin 2009," ka thënë Cvetkoviq, për të shtuar se ka marrë garanci nga zyrtarët evropianë se nuk do ketë probleme për heqjen e vizave, nëse Serbia i plotëson kushtet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG