Ndërlidhjet

Perino: Shpenzimet e shefave të AIG-neveritëse


Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë Danna Perino tha sot se ishte "e neveritshme" se si ekzekutivët e gjigantit të sigurimeve AIG kanë shpenzuar qindra mijëra dollarë për pushime vetëm pak ditë pasi kanë marrë pakon federale.

Perino tha se plani i presidentit nuk ka pasur qëllim që të "ndihmojë ekzekutivët kryesorë dhe gjithsesi jo t'i ndihmojë ekzekutivët të shkojnë në qendra dëfrimi".

Ligjvënësit që po hetojnë rënien e AIG kanë thënë se pushimet- përfshirë trajtimet në banja, banketet dhe pajisje në golf kanë kushtuar 440 mijë dollarë.
XS
SM
MD
LG