Ndërlidhjet

Eurokomisioneri Oli Rehn sot viziton Kosovën


Eurokomisioneri për Zgjërim i Bashkimit Evropian Oli Rehn sot pritet të vizitojë Kosovën.

Vizita e tij realizohet një ditë pasi institucionet e Kosovës shprehën keqardhjen e tyre që Asambleja e Përgjithshme votoi pro nismës serbe, që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të vlerësojë ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Menjëherë pas votimit në Nju Jork, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi deklaruan se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm dhe shprehën bindjen e tyre se njohjet e Kosovës do të vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG