Ndërlidhjet

Shkup: Vazhdon debati për njohjen e Kosovës


Kuvendi i Maqedonisë ka filluar pasditen e sotme seancën urgjente në rend dite të së cilës është rezoluta për njohjen e Kosovës, e parashtruar nga tri partitë parlamentare shqiptare në Maqedoni.

Vendimi u mor mbrëmë në takimin e koordinatorëve të partive parlamentare me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, në të cilin u vendos që në rend dite me procedurë urgjente të vihet rezoluta për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Pavarësia e Kosovës është zgjidhja reale për evitimin e krizave në rajon dhe me njohjen e Kosovës, Maqedonia do ta konfirmonte përcaktimin euro-atlantik", thuhet në propozim rezolutën për njohjen e pavarësisë së Kosovës që Parlamentit të Maqedonisë ia dorëzuan liderët e Bsshkimit Demokratik për Integrim, Partisë Demokratike Shqiptare dhe të Demokracisë së re.
XS
SM
MD
LG