Ndërlidhjet

Serbia dëbon ambasadorin e Malit të Zi


Serbia do të kërkojë nga ambasadori i Malit të Zi që ta braktisë Beogradin, ka thënë ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq.

"Qeveria e Serbisë dëshiron ta njoftojë Podgoricën se prania e përfaqësuesit të saj zyrtar në Beograd, më nuk është e mirëpritur", ka thënë Jeremiq.

Ky hap i Serbisë u ndërmor pasi që Mali i Zi njohu sot pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe, politikanët serbë në Beograd kanë dënuar veprimin e Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG