Ndërlidhjet

SHBA-Indi: Marrëveshje në fushën bërthamore


Shtetet e Bashkuara dhe India kanë nënshkruar një marrëveshje që i lejon bizneseve amerikane të shesin karburant dhe teknologji bërthamore në Indi.

Marrëveshja u nënshkrua në Uashington nga shefat e diplomacive të dy vendeve. Marrëveshja, ndërmjetësimi i së cilës morri disa vjet, heq bllokadën prej tre dekadash mes Indisië dhe SHBA-ve në fushën bërthamore. Bllokada hyri në fuqi pas provës së parë bërthamore nga India në vitin 1974.

Marrëveshja do të mund të sjellë përfitime miliarda dollarëshe për kompanitë amerikane.
XS
SM
MD
LG