Ndërlidhjet

Gruevski: Njohja e Kosovës – interes shtetëror i Maqedonisë


Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, tha sot se njohja e Kosovës është interes shtetëror i Maqedonisë, prandaj qeveria e tij ka vendosur ta ndërmarrë këtë hap.

"Jam i vetëdijshëm se te disa qytetarë kjo nxitë emocione negative dhe kjo për mua është e kuptueshme", tha zoti Gruevski dhe shtoi se "por unë si kryeministër dhe Qeveria kemi më shumë informacione dhe analiza se cilido qytetar i zakonshëm në Maqedoni".

Sipas tij, në bazë të këtyre informacioneve dhe analizave, Qeveria e Maqedonisë ka vlerësuar se njohja e Kosovës "në këtë moment është interes i Republikës së Maqedonisë".
XS
SM
MD
LG