Ndërlidhjet

Amerikani Richard Garriot, turisti i 6 në gjithësi


Një amerikan u bë turisti i radhës në gjithësi, kur anija kozmike ruse Soyuz u nis sot nga kosmodromi Baikonur në Kazakistan për në udhëtim drejt Stacionit Ndëtrkombëtar të Hapësirës.

Richard Garriot, 47 vjeç, i cili bëri pasuri duke sajuar video lojëra, ka paguar më shumë se 30 milionë dollarë për udhëtimin e tij në stacionin e hapësirës.

Ai është djali i astronautit amerikan Owen Garriot, i cili në vitin 1973 kaloi dy muaj në stacionin e hapësirës Skylab.

Garriot, i cili do të bëhet turisti i gjashtë në gjithësi, do të udhëtojë me astronautin amerikan Mike Fincke dhe kosmonautin rus, Yuri Lochankov, të cilët do të mbeten në stasionin e hapësirës.

Garriot dhe ekuipazhi aktual i stacionit do të kthehen në Tokë më 24 tetor.
XS
SM
MD
LG