Ndërlidhjet

Kujtohen viktimat e sulmit në Bali


Të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave të sulmeve të vitit 2002 në Bali kujtuan sot përvjetorin e gjashtë të sulmeve vdekjuprurëse nga militantë islamikë.

Rreth 50 njerëz u mblodhën në konsulatën australiane dhe hodhën lule në kujtim të 202 personave që vdiqën nga shpërthimet në dy klube nate në një zonë turistike në Kuta.

Ross Mckeonit, i është vrarë familja atë natë.

"Më ka goditur rëndë. Kam humbur gruan, vajzën dhe shumë miq të kahershëm, fëmijë që ishin me ne. Në përgjithësi kam humbur nëntë persona, dhe kjo më ka goditur dhe ka bërë që të jem më cinik mbi gjërat në jetë. Goditja më e madhe është vetmia. Jam ndjerë atë natë se humba gjysmën e shpirtit, dhe kjo zbrasësi edhe më tej është vështirë të mbushet", tha McKeon.

Masat e sigurisë ishin të larta dhe policia kujdesej për sigurinë në Denapasar, ku mbahej ceremonia- një enklavë hindu në Indonezinë me shumicë myslimane.
XS
SM
MD
LG