Ndërlidhjet

Haider kishte tejkaluar shpejtësinë


Autoritetet austriake thanë se lideri i së djathtës ekstreme Joerg Haider kishte tejkaluar për dy herë shpejtësinë e lejuar, në kohën kur vetura e tij u përplas duke shkaktuar vdekjen e tij.

Zyra e prokurorit tha se Haider po voziste në 140 kilomtera në orë kur vetura e tij doli nga rruga dhe u përplas mëngjesin e hershëm të së shtunës në Klagenfurt.

Prokuroi Gottfries Kranz tha se shpejtësia e madhe duket të ketë qenë faktori kryesor i ndeshjes dhe se policia nuk ka arsye të besojë për ndonjë veprim keqdashës.

58 vjecari Haider që udhëhoqi Aleancën për të Ardhmen e Austrisë ishte i njohur për pikëpamjet kundër imigrantëve dhe për përkrahjen e disa politikave naziste.
XS
SM
MD
LG