Ndërlidhjet

Vordsvort: Largimi i ambasadorëve - brengosës


Ambasadori birtanik në Serbi, Stiven Vordsvort, ka vlerësuar si brengosës vendimin e Beogradit që t'i largoj ambasadorët e Malit të Zi dhe të Maqedonisë, për shkak se këto dy vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për të përditshmen Blic, ai ka thënë se ky "është një zhvillim fatkeq i situatës", për shkak se raportet e mira fqinjësore janë kusht për integrimet evropiane nëpërmjet të procesit të stabilizim-asocimit me Bashkimin Evropian.

Ambasadori britanik ka përgënjeshtruar pohimet se Londra ka bërë presion ndaj Podgoricës dhe Shkupit që ta njohin Kosovën.

Mëtutje, ambasadori Vordsvort është shprehur kundër idesë së ndarjes së Kosovës duke thënë se "e vetmja çështje për të cilën të dy palët janë pajtuar është se nuk ka ndarje të Kosovës" dhe vlerësoi se kjo çështje është "destabilizuese dhe nuk i ndihmon askujt".
XS
SM
MD
LG