Ndërlidhjet

IAEA: Koreja e Veriut do të çmontojë reaktorin


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se Koreja e Veriut të martën do të vazhdojë të çmontojë reaktorin e plutoniumit.

Njoftimi i agjencisë i konfirmoi raportet e mëparshme diplomatike të ditës se Koreja e Veriut u ka lejuar hyrjen inspektorëve të agjencisë në raktorin në Yongbyon.

Të dielën Pheniani u zotua t'i vazhdojë hapat për eliminimin e programit të bombës bërthamore pas një marrëveshje me Uashingtonin.
XS
SM
MD
LG