Ndërlidhjet

Poçar: Të arrestohet Mlladiçi dhe Haxhiçi


Presidenti i Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë, Fausto Poçar ka bërë thirrje për arrestimin e menjëhershëm të dy të akuzuarve kryesorë që gjenden ende në arrati. Poçar para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tha se Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiç duhet të kapen.

Poçar vlerësoi pozitivisht rolin e Serbisë në arrestimin e Karaxhiqit dhe ish komandantin e policisë së serbëve të Bosnjës, Stojan Zhupljanin.

Presidenti i Gjykatës së Hagës theksoi se institucioni që drejton nuk mund të përfundojë punën deri në arrestimin e Mlladiçit dhe Haxhiçit.
XS
SM
MD
LG