Ndërlidhjet

Bagdad: Takim mes kurdëve dhe turqve


Një ndihmës i lartë i liderit të rajonit kurd të Irakut Massour Barazanit, tha se sot planifikohen takime mes Barazanit dhe një delegacioni turk në Bagdad.

Takimi do shënojë bisedimet direkte në katër vjetët e fundit mes Turqisë dhe Massour Barazanit, president i rajonit autonom kurd.

Konflikti i Turqisë me rebelët separatistë kurdë i koncentuar në Irakun verior pritet të jetë në krye të agjendës.

Në 12 muajt e fundit Turqia ka kryer disa sulme ajrore dhe ka pushtuar për disa javë pjesë të Irakut verior në përpjekje për të luftuar rebelët nga Partia Popullore e Kurdistanit.

Kjo parti lufton për autonominë nga Turqia që nga viti 1984.
XS
SM
MD
LG