Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 28 militantë në rajonet fisnore


Zyrtarët thonë se të paktën 28 militantë talebanë dhe një pjesëtar fisnor janë vrarë në përleshjet e fundit në rajonet fisnore të Pakistanit në kufi me Afganistanin.

Aeroplanët dhe helikopterët pakistanezë vranë 16 militantë në rajonin fisnor të Baxhuarit, ndërsa nga sulmet me artileri dhe mortaja gjatë natës u vranë 10 të tjerë.

Në sulme të ndara dy militantë dhe një pjesëtar fisnor u vranë gjatë një beteje me armë mes militantëve dhe një force fisnore e njohur si Lashkar.

Forca fisnore është formuar javën e kaluar për të ndërmarrë veprime kundër militantëve të strehuar në rajon, për të cilët, pjesëtarët e fiseve thonë se po minojnë strukturën e tyre të pushtetit.

Këto raporte nuk janë verifikuar nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG