Ndërlidhjet

KB lanson Ditën Globale për Larjen e Duarve


Kombet e Bashkuara thanë sot në prag të shënimit për herë të parë të Ditës Globale për Larjen e Duarve se akti i thjeshtë i pastrimit të duarve mund të shpëtojë mijëra jetë të fëmijëve çdo ditë, kreysisht në Azi dhe Afrikë.

Zëdhënësja e UNICEF-it Veronique Taveau tha se vlerësohet se 5 mijë fëmijë vdesin në ditë nga diarrea, por gjysma e këtyre vdekjeve mund të pengohet nëse ata do lajnë duart me sapun para ushqimit dhe pas tualetit.

Për të ngritur vetëdijen mbi këtë çështje, fondi për fëmijë i OKB-së do të lansojë për herë të parë të mërkurën Ditën Globale për Larjen e Duarve.
XS
SM
MD
LG