Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Faith: Ballkani Perëndimor mund të hyjë në BE


I dërguari special i BE-së për Kosovën, njëherësh shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare Peter Faith tha se Ballkani Perëndimor mund të bëhet pjesë e BE-së.

"Kjo është arsyeja pse 27 vendet anëtare të BE-së më kanë emëruar si përfaqësues special të BE-së në Kosovë. BE dëshiron stabilitet dhe standard më të mirë jetësor për Kosovën dhe rajonin. Mënyra për t'u arritur kjo është përmes respektimit të parimeve mbi të cilat është themeluar BE: të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, tregu funksional ekonomik dhe fqinjësia e mirë", ka thënë Faith.

Faith i ka bërë këto komente në kuadër të manifesimit që hap muajin e rinisë në Kosovë.

XS
SM
MD
LG