Ndërlidhjet

Liderët e BE diskutojnë për krizën finansiare


Liderët e Bashkimit Evropian i filluan bisedimet dy ditëshe në Bruksel, që pritet të dominohen nga kriza globale finansiare.

Liderët e 27 vendeve të BE-së pritet të mbështesin planet e shpëtimit që javën e kaluar u dakordua nga 15 vendet e eurozonës, të cilat parashohin skemat disa miliarda dollarëshe për ringjalljen e sektorit bankar.

Liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë edhe lidhur me vazhdimin e mundshëm të bisedimeve për partneritet me Rusinë.
XS
SM
MD
LG