Ndërlidhjet

Thaçi falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në emër të Qeverise së Kosovës, ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në një konferencë për media, ai ka pohuar se në ditët në vijim pritet që shtetësinë e Kosovës ta njohin edhe shtete të tjera arabe.

Thaçi ka shtuar se të gjitha këto njohje po vijnë falë punës së institucioneve diplomatike të Kosovës dhe miqve të saj ndërkombëtarë.

Ai ka thënë Kosova shpejt do të ndërtojë raporte bilaterale me Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shtuar se vizioni i Kosovës është që sa më parë ajo të jetë pjesë e NATO-s.

Kryeministri kosovar gjithashtu theksoi se shpejt pritet përgjigjja nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për anëtarësim në këto dy institucione.
XS
SM
MD
LG