Ndërlidhjet

Michael Wood i prin ekipit ligjor kosovar në GJND


Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë bërë të ditur sot se Michael Wood, nga Mbretëria e Bashkuar, do t'i prijë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku pritet të shqyrtohet çështja e vlefshmërisë së pavarësisë së Kosovës.

Liderët e institucioneve të Kosovës kanë thënë se Michael Wood është një nga juristët më të shquar dhe të përgatitur ndërkombëtarë të së sotmes duke shtuar se Kosova është me fat që ai është i gatshëm të paraqesë rastin para GJND-së.

Zoti Michael Wood ka shërbyer si këshilltar ligjor në Zyrën e Jashtme dhe të Commonwealth-it të Mbretërisë së Bashkuar prej vitit 1999 deri më 2006.
XS
SM
MD
LG