Ndërlidhjet

Turqi: Pengohet 'rrëmbimi' i një aeroplani


Një pasagjer i dehur që u mundua të 'rrëmbejë' një aeroplan të kompanisë Turkish Airlines raportohet të jetë mposhtur nga pasagjerët.

Ai ka nxitur panik ne aeroplan, pasi ka thënë se ka një bombë në trup.

Një zëdhënës i kompanisë tha se pasagjeri me përkatësi kombëtare ruse është mposhtur nga pasagjerët dhe se nuk është gjetur eksploziv në të.

Aeroplani ka vazhduar fluturimin për të ateruar në Shën Petërsburg të Rusisë.

Ai është nisur nga Antalia dhe kishte më shumë se 160 pasagjerë dhe ekuipazh në bord.
XS
SM
MD
LG