Ndërlidhjet

BE propozon rritjen e depozitave bankare


Në një përpjekje tjetër për të rivënë besimin në sistemin bankar të Evropës, ekzekutivët e BE-së kanë propozuar një rritje të madhe të depozitave në bankat e BE-së, që do të garantohen nga qeveritë.

Qeveritë e BE-së tashmë janë pajtuar në parim që të rrisin garancitë minimale prej 50 mijë eurosh në 200 mijë.

Por, Komisioni tha sot se ajo duhet të rritet në 100 mijë euro brenda një viti, pasi që reformat të japin efektin e tyre.

Ndërkohë, liderët e BE-së nisin sot bisedime dyditëshe, të cilat pritet të dominohen nga kriza globale financiare.

Ata janë kërkuar që të mbështesin planin e shpëtimit, për të cilin u pajtuan javën e kaluar 15 vendet që përdorin euron i cili përfshin një plan multi- miliarda dollarësh për të ndihmuar bankat dhe për të ringjallë kreditë ndërbankare.
XS
SM
MD
LG