Ndërlidhjet

Sejdiu: Rikonfigurimi të përfundojë sa më shpejt


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë sot se është e domosdoshme që rikonfigurmi i UNMIK-ut të përfundojë sa më shpejt, dhe EULEX-i të shtrihet në tërë territorin e Republikës.

Ai ka bërë këto komente gjatë një takimi me shefin e UNMK-ut Lamberto Zannier.

"Republika e Kosovës është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore e bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, ndaj angazhohemi për relaksimin e raporteve edhe me Serbinë, si dy shtete sovrane e fqinje, por asnjë lloj bisede tjetër, që në çfarëdo mënyre mund të ndërlidhet me statusin, nuk është e pranueshme për ne, sepse statusi i Kosovës është përmbyllur përgjithmonë me pavarësimin e saj" citon Sejdiun, Zyra për informim e Presidencës.

Ndërsa, Zannier, ka thënë se tashmë janë bërë përgatitjet që bazat e UNMIK-ut t'i dorëzohen EULEX-it.

Ai ka theksuar se UNMIK-u do të ndihmojë funksionalizimin e misionit të BE-së në Kosovë.
XS
SM
MD
LG