Ndërlidhjet

Koshtunica: Pranimi i EULEX- thikë në shpinë Serbisë


Ish- kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka vlerësuar se me pranimin e EULEX-it, qeveria e Serbisë "i ngul thikën në shpinën shtetit, Kosovës dhe luftës së deritashme për mbrojtjen e interesit shtetëror dhe kombëtar".

"Regjimi në Beograd po bën atë atë cka ka bëri regjimi në Podgoricë. Është e mjerë demagogjia se na qenka një EULEX që nuk është i Ahtisaarit dhe që nuk e zbaton planin për pavarësinë e Kosovës", i ka thënë Koshtunica agjencisë serbe të lajmeve Beta.

Ai ka thënë se demagogji tjetër është se së pari duhet që KS i OKB-së dhe Rusia ta pranojnë EULEX-in e më pas Serbia.

"Këshilli i Sigurimit dhe Rusia do ta pranojnë EULEX-in vetëm nëse për këtë pajtohet Serbia", ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG