Ndërlidhjet

BE shtyen bisedimet me Rusinë


Liderët e BE-së thanë se tërheqja e Rusisë nga disa pjesë të Gjeorgjisë afër Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, është një shenjë e mirë.

Por, as kjo nuk mjafton që BE të rifillojë bisedimet për një marrëveshje të re partnershipi me Rusinë.

BE ka pezulluar bisedimet pas inkursionit rus në Gjeorgji në muajin gusht.
Në një deklaratë të përbashkët në fund të bisedimeve dyditëshe në Bruksel, liderët e BE-së thanë se vendimi për rihapjen e bisedimeve i është lënë në duar të ministrave të jashtëm të BE-së, të cilët takohen muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG