Ndërlidhjet

Serbia në janar zbaton marrëveshjen me BE-në


Serbia ka thënë se do të implementojë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, edhe pse kërkesa e saj për t'iu bashkuar bllokut 27 anëtarësh ka ngecur për shkak të mosarrestimit të të dyshuarve për krime lufte.

Qeveria tha se gradualisht do të ulë tatimet e importit të të mirave materiale nga BE, pjesë kjo e marrëveshje para-anëtarësim për ndihmë dhe tregti, e arritur vitin e kaluar.

Kryeministri Mirko Cvetkoviq tha se kjo do të shpejtojë kërkesën e Serbisë për anëtarësim.

BE ka suspenduar këtë marrëveshje derisa Beogradi të arrestojë edhe dy të kërkuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq dhe Goran Haxhiq.

Qeveria e Serbisë tha sot se do të nisë zbatimin e marrëveshjes nga një janari.

Opozita nacioanliste ka kritikuar lëvizjen dhe ka thënë se kjo do të dëmtojë ekonominë e Serbisë.
XS
SM
MD
LG