Ndërlidhjet

Gjermania shton trupat në Afganistan


Dhoma e ulët e parlamentit gjerman ka votuar që të rrisë numrin e trupave në Afganistan nga një mijë sa janë tash në 4 mijë e 500.

Rritja është propozuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel për të zgjeruar kështu pjesëmarrjen e Berlinit në misionin paqeruajtës të NATO-s, i cili aktualisht ka mbi 50 mijë ushtarë.

Mandati vlen për 14 muaj.

"Ky vendim i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit paqësor të Afganistanit, por edhe sigurisë së Gjermanisë. Nuk duhet të harrojmë se sulmet e 11 shtatorit kishin rrënjët në Afganistan. Ne cliruam 30 milionë njerëz nga regjimi terrorist i talebanëve dhe mendoj se duhet bërë gjithçka që të mos lëmë Afganistanin të shndërrohet në kamp trajnimi për terroristët", ka thënë ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung.

XS
SM
MD
LG