Ndërlidhjet

OKB: Nesër zgjedhen 5 anëtaret e KS-së


Shtatë shtete po konkurrojnë për pesë ulëse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në zgjedhjet, që mbahen të premten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ato janë: Austria, Islanda, Irani, Japonia, Meksika, Turqia dhe Uganda.

Më 31 dhejtor këto ulëse do t'i lirojnë Belgjika, Indonezia, Italia, Panamaja dhe Afrika e Jugut.

Asambleja 192 anëtarëshe çdo vit zgjedh pesë shtete në një mandat 2 vjeçar.

Këshilli 15 anëtarësh përbëhet nga 5 shtete permanente, që kanë të drejtën e vetos- SHBA, Rusia, Kina, Britania dhe Franca dhe 10 të tjerat me mandat dyvjeçar.
XS
SM
MD
LG